Kjo kthesë që sapo kalon xhaminë e Durrësit dhe hyn për në bulevardin “Epidamn” është kthyer në pikën problematikë ku shënohen vazhdimisht aksidente.

Të shumta janë rastet kur ka reshje shiu apo rruga është me lagështirë, dhe automjetet teksa hyjnë në kthesë me pak shpejtësi, devijojnë nga rruga dhe përplasen pikërisht në këtë vend përpara bankës si në video.

Të njëjtin “fat” ka pasur edhe mëngjesin e kësaj të mërkure një automjet i një kompanie sigurimi private.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 07:15, ndërsa kujtojmë që makina e fundit që u përplas në të njëjtin vend ishte vetëm pak ditë më parë.