Vendi ynë është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm që prej ditës së djeshme. Vranësira dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme dhe këtë të enjte.
Mundësitë për shira janë më të mëdha në zonat malore verilindore dhe juglindore. Sipas MeteoAlb, nuk përjashtohet mundësia e breshërit në zona të izoluara. Vranësirat do të na shoqërojnë deri në fund të ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Por në pjesën e dytë të ditës priten kalime vranësirash, të cilat herë pas here do te gjenerojnë rrebeshe shiu.
Europa
Gadishulli skandinav si edhe ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, pellgu i Mesdheut do të paraqitet me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër. Ndërsa Evropa Jugperëndimore, Evropa Lindore dhe pjesërisht qendra e kontinentit mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.