Në këtë kthesë në hyrje të bulevardit “Epidamn” përbri bashkisë, ndodhin shpesh aksidente.
Edhe sot, për të disatën here, një tjetër makinë është përplasur me bllokun e betonit, ku më parë ndodhej një kabinë.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës që ka pasur rruga prej reshjeve intensive që ranë gjatë mëngjesit të sotëm në Durrës.
Këshillohet që drejtuesit e mjeteve të bëjnë më tepër kujdes kur kalojnë në këtë kthesë, pasi vazhdimisht automjetet përplasen me të, teksa marrin kthesën me shpejtësi tej normave të lejuara.





