Një 20-vjeçar që menaxhonte një lokal në qytetin e Bulqizës, u arrestua për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia vendore e Dibrës bëri me dije se në pranga ra L.P., banues në Bulqizë.

Sekuestrohen sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash.

“Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hetimet ë mëtejshme për zbardhjen e të gjithë aktivitetit kriminal dhe të implikuarve iu kaluan Prokurorisë vendore.

Njoftimi i Policisë Dibër:

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike kokainë në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në këtë ambient.

Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 20 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.