Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kishte kthyer banesën e tij në një depo armatimi.
Pas informacioneve në rrugë operative, shërbimet e policisë së Komisariatit Devoll zbarkuan në banesën e D.J., banues në fshatin Hoçisht.
Nga kontrolli paraprak u zbuluan granata dhe ndezësa të unifikuar, që u morën si prova materiale.
“U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. J., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 9 granata dore, nga të cilat 3 ofensife dhe 6 difensive, si dhe 8 copë ndezës të unifikuar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia vendore.
Aktualisht po punohet për kapjen e 54-vjeçarit, kurse dosja hetimore i kaloi prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e të gjithë aktivitetit kriminal.





