Mbështetësit e Sali Berishës kanë festuar vendimin e Apelit, i cili i ktheu vulën dhe logon e PD ish-kryetarit të saj.
Këngëtari i njohur Stresi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet krah figurave politike të PD dhe babait të tij, në shkallët e selisë blu.
Bashkëngjitur Stresi ka shkruar: Pritja mori fund, legenët e Lulzim Bashës me gjithë tropojanët e mi tradhtarë, të marrin lopët, delet, e të kthehen nga erdhën. Sot ora 19:30 para PD dhe tek rruga Sali Berisha të gjithë, o sot o kurrë, të festojmë.