Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore të Shqipërisë.
Pas mesditës, pritet që vranësirat të dendësohen në pjesën më të madhe të vendit. Pritet gjithashtu shtim i lagështirës në ajër. Gjatë natës parashikohet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat malore dhe gradualisht në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten si vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.
Era do të fryjë e fortë dhe problematike në det madje priten stuhi detare ku shpejtesitë ne det të hapur arrijnë mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 7-8 ballë.