Këtë të hënë zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur mbi detin Adriatik dhe Jon do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme, por nuk do të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese për gjatë gjithë 24-orëshit në territorin e Kosovës, ku paraditja do të jetë me orë të shumta me diell. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen lehtësisht më të dukshme në vend.