Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm, i cili do të sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta.
Por në zonat malore pritet të ketë kalime të pakta vranësirash.
Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim vranësirat e lehta do të shfaqen në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe në ato juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur nga -2 gradë celsius deri në 16 gradë celsius.