Vendi ynë do të ndikohet nga kthjellime dhe temperatura në rritje këtë të diel.

Sipas MeteoAlb dita e diel sjell një tërheqje të lehtë të valës së ftohtë duke sjelle rritje graduale të temperaturave në ultësirën perëndimore por mbeten me temperatura shumë të ulëta zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke theksuar ngricat në këto zona.

Orët vijuese do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa veriore dhe ajo Perëndimore do të paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët Por të ftohtë. Po ashtu, me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta mbeten disa zona në rajonin e Ballkanit. Ndërsa ndryshe paraqitet situata e motit për Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik ku reshjet e dendura të shiut si edhe stuhitë e forta të erës do të jenë problematike në këto rajone.