Për këtë të premte, deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Por pasditja dhe mbrëmja pritet të shfaqin vranësirat e pakta në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të fokusuara ato do të jenë në përgjatë kufirit Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.