Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në shtrirjen perëndimore. Por kalime vranësirash do të ketë në zonat malore të cilat herë pas here do të zhvillohen, duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në VeriLindje dhe Juglindje të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.