Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë ditës së premte, ku në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të kthjellime në pothuajse të gjithe vendin.
Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqin vranësirat kalimtare edhe në pjesën tjetër të territori, por më të dukshme vranësirat parashikohet të mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.