Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, si dhe me mjegull në verilindje dhe juglindje këtë të martë në vendin tonë.

Era do të jetë me drejtim Jug – Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 3/14°C
Zona e ulët 2/18°C
Zona bregdetare 8/18°C