Ashtu siç e paralajmëroi më herët “DurrësLajm”, Durrësi do të jetë një nga qarqet që do të kandidoje kryeministri Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, Rama është pyetur se ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit, ku ai përmendi Durrësin edhe Vlorën.
“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurtë që unë Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, u shpreh Rama.





