Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Opinion” ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen dhe grabitjen e Jak (Jani) Prengës disa javë më parë për prishjen e një pazari droge. Lala bënë me dije se Gramoz Rexhepi ka marrë në telefon vëllain e Prengës, Astritin për t’i kthyer drogën në këmbim me jetën e të vëllait.

Pjesë nga telefonata:

Astrit Prenga: Më thuaj ku është im vëlla

Gramoz Rexhepi: Ti e di fort mirë ku e ke vëllain se ti më ke prek mallin.

Astrit Prenga: Prit të flas me babain (dërgon pajtuesin e gjaqeve).

Më pas Astrit Prenga ka kthyer 110 kg kokainë që ai kishte marrë nga porti i Anglisë, dhe nisi negociatat me miqtë e tij për ta kthyer edhe ata drogën që kishin marrë. Bëhet me dije se ata nuk kishin pranuar sepse donin që të komunikonin me pengun, gjë që nuk ishte e mundur sepse kishte ndërruar jetë që në momentin e rrëmbimit.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.