SHBA, 8 maj 2014 – Sajti Vox.com ka treguar me anë të një serie grafikësh rezultatet e dy sondazheve të kryera nga Durex, në lidhje me shkallën e kënaqësisë së jetës seksuale të burrave dhe grave në pjesë të ndryshme të botës. 

Në krye të renditjes është Meksika dhe Nigeria. Në sondazh thuhet se meksikanët ndjehen të kënaqur me jetën e tyre seksuale kur respektohen gjatë aktit seksual. 

Nuk mbetet pas as Afrika e Jugut, SHBA, Kanadja, Rusia, Spanja dhe Italia. 

Sipas sondazhit, më pak të lumtur në shtrat janë australianët, japoneze, britanike dhe francezët. Sipas të dhënave, vetëm 10% e japonezëve pranojnë se ndjejnë kënaqësi gjatë aktit seksual. 34% e japonezëve pranojnë se kryejnë vetëm 1 herë seks në javë dhe kjo lidhet me orët e gjatë të punës së tyre që i mban larg argëtimeve, sic thotë më tej sondazhi. 

Rreth 48 për qind e njerëzve në mbarë botën shprehen se kalojnë "gjithmonë" ose "pothuajse gjithmonë" në orgazmë. Befasuese, shifra për burrat është (61 përqind) 28 pikë më e lartë se ekuivalenti për femrat (33 përqind). 

Rusia ka njerëzit që raportohet të preken më shumë nga sëmundjet seksualisht të  transmetuara, ndërsa turqit më pak se të tjerët, edhe pse raportohet të kenë raporte të pambrojtura.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/