Opinion.al ngre këtë pyetje për ish-kandidaten demokrate për Bashkinë e Durrësit. Nuk ka qene vizive ne dy aktivitet e fundit te PD nje prej figurave me prezente te saj. Grida Duma nuk ka qene e pranishme ne Konferencen e organizuar nga Forumi per Liri e Demokraci diten e enjten paradite ne hotel Sheraton dhe po ashtu, nuk ka pasur ndonje rol ne Takimin e madh te 25 vjetorit te themelimit te PD dje ne mbremje. Vjet, ka qene pikerisht Duma qe ka prezantuar dhe ka luajtur rolin e moderatores ne takimin per 24 vjetorin e themelimit.
Dje Duma ka qene ne salle, por pa pasur ndonje rol aktiv, edhe sepse mbase me shume protagonizem i eshte dhene themeluesve te PD, 25 vjet me pare. Nder ata qe kane bere dallim kane qene kreu i ri i FRPD dhe Kreu i Gruas Demokrate, Albana Vokshi. Duma eshte aq aktive sa qendrimi ne hije ne dy aktivitete rresht bie ne sy. Nderkohe Duma ka folur ne protesten e 8 Dhjetorit dhe po ate mbremje ka qene e pranishme ne nje studio televizive ne debat. Disi ne hije ne 3 aktivitetet e fundit ka qendruar edhe Jozefina Topalli. Te dyja grate u rezultuan nga nje sondazh i gjate i opinion.al si dy personazhet me aktive te opozites shqiptare aktualisht.