Deputeti Saimir Koreshi ka marë fjalën e tij në Kuvend pas raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë. Koreshi ironizoi dhe nënkryetaren Felaj për tërheqjen e vërejtjes për ndërhyrjet e tij. Deputeti opozitar tha se opozita kërkon të dijë nga drejtësia se ku kanë shkuar miliarda euro.

“Tani jam dhe pak i emocionuar pas vërejtjes që më dhatë. Nuk e di a do i kapim dot minutat, por gjithsesi po e koncentro. Në këtë sallë janë shumë juristë me eksperiencë, dhe kam një pyetje të sinqertë nga raportimet e drejtuesve të organeve të drejtësisë u duket sikur s’ka probleme sistemi?…

S’ka probleme Ulsi pse bërtet Flamuri se nuk ka hallin e inceneratorit, as Albana nuk ka gjë as me checap-in as me asgjë, por kërkojnë por kërkojnë milirda euro që i mungojnë shqiptarëve. Këto po kërkojmë ne asgjë tjetë”, tha Koreshi.