Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar qytetarët shqiptarë se ku mund të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve për 25 prill.
Celibashi thotë se qytetarët mund të klikojnë në dy linqet në internet; http://kqz.gov.al dhe http://mb.gov.al.
“#1 Nëse do të votosh në 25/4/2021, kontrollo për emrin tënd në listën e zgjedhësve në http://kqz.gov.al dhe http://mb.gov.al.
PushpinShkarko aplikacionin #KQZ në IOS dhe Android.”, shkruan ai në Twitter.





