Në një takim me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur në lidhje me vendndodhjen e ish-ministrit Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Dumani u tha gazetarëve se çështja është në hetim dhe se nuk mund të ndante me ta informacionet mbi vendndodhjen e Ahmetajt.
“Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”– ka thënë Dumani.