Me fëmijën e tij në krahë, miliarderi amerikan Elon Musk u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në të ashtuquajturën “Shtëpia Turke” në një qiellgërvishtës në New York.

Kreu i shtetit turk i ofroi djalit të vogël të manjatit të teknologjisë një top dhe pas disa sekondash e pyet para kamerave manjatin e teknologjisë se ku ndodhet partnerja e tij.

Duke qeshur me siklet, 52-vjeçari i cili ka 10 fëmijë me 3 partnere të ndryshme i është përgjigjur Erdoganit se nëna e fëmijës ndodhet në San Francisko. Ai vijoi duke shpjeguar se është ndarë nga partnerja dhe se kujdeset ai për të voglin.

Gjatë takimit të tyre në ndërtesën ku ndodhet konsullata turke në New York, Erdogan i kërkoi shefit të Tesla-s të ndërtojë fabrikën e shtatë të prodhuesit të tij të makinave në Turqi.

Presidenti turk informoi gjithashtu themeluesin e Tesla dhe SpaceX për arritjet teknologjike të Turqisë.