Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë ditës, ku dhe pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu me intensit të ulët dhe lokalisht mesatar.
Parashikohet që reshjet e shiut më të dukshme të jenë në zonat veriore dhe jugore. Ndërsa në zonat malore veriore do të ketë edhe reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga-1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.