Kryeministri Edi Rama ka reguar në lidhje me të dhënat e SPAK, që deklaroi se 40 milionë euro ka qenë humbja për inceneratorët. Ai tha se është kryeministri dhe jo llogaritar.
Rama tha se ai nuk është llogaritar dhe theksoi se është gjykata ajo që vendos dhe jo prokuroria.
“E para e punës, nuk jam llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos. Mes këtyre dy gjërave ka një proces ku përfshihen komponentët që e bëjnë procesin. Edhe pa SPAK-un fare, këto lojërat e llogarive t’i shoh me skepticizëm. Ky është një proces që do të bëjë rrugën e vetë. Në fund ka një gjykatë që do të bëjë punë e vetë”, tha ai.