ITALI – Kriza ekonomike duket se ka filluar të japë efekte mjaft negative në Itali. Pas rreth gjashtë muajsh pa u paguar, të punësuarit në një hipodrom kanë menduar të organizojnë një protestë mjaft të veçantë.
Së bashku me kuajt për të cilët kujdesen çdo ditë ata zbarkuan në rrugët e Napolit duke bllokuar trafikun në qendër të qytetit, në sheshin Municipio.
Pasi nuk kanë marrë pagat prej mëse gjysëm viti dhe në mungëse të perspektivës për rimëkëmbien e këtij sektori punonjësit e hipodromit të Agnanos kanë kërkuar ndihmën e bashkisë për të gjetur zgjidhje për problemin e tyre.