Katër persona janë plagosur pasi disa kuaj të Regjimentit të Kavalerisë u turrën dhe vrapuan në qendër të Londrës.
Të paktën një ushtar u plagos kur një kalë i trembur u përplas me makinat jashtë hotelit “Clermont” në Buckingham Palace Road, Victoria.
Pesë kuaj të Kavalerisë, ndër ta njeri i mbuluar me gjak, u panë duke vrapuar edhe nëpër zona të tjera të Londrës, duke përfshirë Tower Bridge dhe Strand.
Kafshët i hodhën kalorësit e tyre, nga njësitet e Lifeguards dhe Blues & Royals kur po dilnin nga kazermat Hyde Park për stërvitjen e tyre të përditshme në mëngjes.
Tani të gjithë kuajt janë mbledhur. Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se katër persona ishin plagosur në tre vende të ndryshme. Ekipet e urgjencës u thirrën për incidente në Buckingham Palace Road, në sheshin Belgrave dhe kryqëzimin e Chancery Lane dhe Fleet Street.
Një zëdhënës i urgjencës tha: “Mjekët tanë të parë për ndihmë mjekësore ishin në vendngjarje në më pak se një minutë.
“Incidenti është ende në vazhdim dhe ne po punojmë me partnerët tanë të shërbimeve të urgjencës.”
Kali i bardhë u gjakos nga përplasja me një Mercedes, tha shoferi.
Pronari i një automjeti Mercedes-Benz ngjyrë argjendi tha se një nga kuajt u pre kur u përplas në xhamin e përparmë të makinës.