Juventusi luan ndeshjen e kthimit në Champions kundër Vijarealit, të vlefshme për fazën me eliminim të Champions-it. Një sfidë që bardhezinjtë janë të detyruar ta fitojnë, jo vetëm për prestigj, por dhe sepse janë shumë para në lojë.

Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” ka bërë një llogaritje të fitimeve të Juventusit deri më tani. Bardhezinjtë kanë fituar 73 milionë euro nga pjesëmarrja në Champions. Fitorja ndaj Vijarealit do të bënte që shifra t’i kalonte 90 milionët. Vetëm kualifikimi në çerekfinale vlen 10.6 milionë euro.

Prandaj ekipi i Alegrit ka shumë arsye se përse duhet të kualifikohet për në raundin tjetër, por Vijareali është “kockë” e fortë dhe këtë e tregoi në ndeshjen e kaluar që përfundoi 1-1.