Teuta arriti një sukses historik duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës pasi mposhti 0-3 rivalët e Inter D’Eskaldes në Andorra.
Në raundin tjetër, durrsakët i pret një rival i vështirë, skuadra irlandeze Shamrok Rovers.
Ndeshja e parë do të luhet në Irlandë në datën 5 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit në ‘’Niko Dovana’’ një javë më vonë.
Ky pritet të jetë një test mjaft i vështirë për Teutën, por koha që ka para e favorizon për të forcuar sa më shumë skuadrën për të bërë paraqitje dinjitoze.
Raundi i tretë i Ligës së Konferencës
5 gusht- Shamrok Rovers-Teuta
12 gusht- Teuta- Shamrok Rovers