Egnatia bën detyrë në “Arena Egnatia” duke mundur me shifrat 3-1 Laçin dhe merr pasimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Fituesit në fuqi të kompeticionit kaluan më tej me reuzltatin e përgjithshëm 4-1, pasi ndeshjen e parë e fituan 1-0 në Kurbin.

Montenegron zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19’, ndërsa Aleksi dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 38’ dhe kjo pjesë u mbyll 2-0.

Në pjesën e dytë Montenegron mbylli llogaritë duke shënuar për 3-1 duke kompletuar dopietën.
Laçi reagoi me Myrtën në minutën e 61’, dhe mori zemër duke fituart edhe një penallti në aksionin e radhës. Por Kryeziu u ndal nga portieri Sherri nga 11-m dhe gjithçka u mbyll me shfirat 3-1 për Egnatian.