Republika e Irlandës ka arritur të shënojë fitoren e parë në Euro 2016 në grupin E.

Irlandezët  ishin më kërkues gjatë gjithë takimit duke krijuar plot 12 raste për gol.

Megjithatë, fitorja erdhi paksa edhe me ndihmën e Italisë që kishte hyrë në fushë me ekipin e dytë, pasi 9 nga titullarët trajneri Conte i kishte lënë pushim, pasi e kishte siguruar kualifikimin .

Goli i fitores erdhi  në minutën e 85-të nga mesfushori i Norëichit, Robbie Brady.

Pas kësaj fitore, Irlanda ka siguruar kualifikimin nga vendi i tretë pasi ka katër pikë dhe hyn në renditjen e vendeve të treta më të mira, ndërsa vendin e dytë e mban Belgjika me gjashtë pikë.