Trajneri i kombëtares kuqezi, Silvinjo, është tashmë qytetari më i ri i Repubikës së Shqipërisë.
Gjatë aktivitetit të Samitit të Disaporës, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Silvinjos, i është dorëzuar pasaporta shqiptare nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë ministri Taulant Balla.
Më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.
Nuk munguan as batutat me kreun e qeverisë, Edi Rama, kur ky i fundit i tha: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.