Menjëherë pas takimit të përbashkët, presidenti amerikan Barack Obama dhe ai kubanez Raul Castro folën për herë të parë për publikun. Dy udhëheqësat njoftuan nënshkrimin e disa marrëveshjeve për të rritur bashkëpunimin dhe investimet ekonomike mes vendeve të tyre.
Në fjalën e tij presidenti Obama theksoi se do të zgjasë dorën e bashkëpunimit për të nisur një epokë të re të mirëkuptimit. "Unë kam ardhur në Havana për të zgjatur dorën e miqësisë për popullin kubanez. Jam këtu për të varrosur mbeturinat e fundit të Luftës së Ftohtë në Amerikë dhe për të krijuar një epokë të re të mirëkuptimit, për të ndihmuar përmirësimin e jetës së përditshme të popullit kuban," – u shpreh Obama.
Të dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e trafikut ajror, duke nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit mbi mjedisin dhe navigacionin në det.