Pas lajmit të publikuar më herët në “DurrësLajm” se ditën e nesërme do të rihapen aplikimet për vetëm një ditë për qytetarët në Durrës që kanë dëmtime DS1, DS2 dhe DS3, ka reaguar kryetarja e LSI për qytetin bregdetar, Kontjana Kuçi.

Ndërsa e quan turpi i radhës, Kuçi shkruan në rrjete sociale se kaosi me dëmshpërblimet vazhdon në Durrës teksa rindërtimi është shndërruar në një cirk propagandistik elektoral.

POSTIMI I PLOTË

Turpi i radhës me grantin e dëmshpërblimit.

Rihapet nesër pa asnjë njoftim zyrtar dhe për vetëm një ditë aplikimi për qytetarët në Durrës që kanë dëmtime DS1, DS2 dhe DS3.

Pas ankesave të shumta nga banorët hapen aplikimet pranë Prefekturës së Durrësit por vetëm për një ditë dhe pa njoftim zyrtar.

Kaosi me dëmshpërblimet vazhdon teksa rindërtimi është shndërruar në një cirk propagandistik elektoral dhe ndërkohë një burim i madh përfitimi për sektin e betonit, oligarkët e ndërtimin dhe mafian pranë qeverisë dhe bashkisë.

Mē 25 prill të gjithë së bashku ta shpëtojmë Durrësin nga papërgjegjshmëria dhe babëzia e “Rilindjes” dhe të nisim e ndërtojmë qytetin tonë ashtu siç e meriton.

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës