Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, ka denoncuar sërish punimet që po bëhen për rehabilitimin e sheshit “Pranvera”, në Durrës.
Kuçi e konsideron vjedhje, shpërdorim të papërgjegjshëm fondesh publike dhe projekt të shëmtuar, investimin 1.5 milionë euro që po realizohet tek ky shesh.
“1.5 milionë euro për të betonizuar sheshin “Pranvera”.
Shpërdorim i papërgjegjshëm i fondeve publike për këtë projekt të shëmtuar, për të ngushtuar rrugët, shtuar trafikun dhe vështirësuar edhe më shumë jetën e banorëve të Durrësit.
Vjedhje edhe abuzim në qendër të Durrësit”,- shkruan Kuçi në rrjete sociale.
“Më 25 prill do i jepet fund kësaj marrëzie dhe mafia rilindase e betonit dhe e korrupsionit do shporret përgjithmonë”,– thotë më tej ajo.
1.5 milionë euro për të betonizuar sheshin “Pranvera”. Shpërdorim i papërgjegjshëm i fondeve publike për këtë projekt të…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Tuesday, February 2, 2021





