KUÇOVË,28 shtator 2013  – Grabitje me maska dhe armë në një argjendari në Kuçovë. Ngjarja shënua mbrëmjen e së shtunës në lagjen ‘Llukan Prifti’ në Kuçovë. 
Nga hetimet paraprake mësohet se 4 persona të maskuar janë futur të armatosur në argjendari dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar pronarit mallin. Grabitësit pasi kanë arritur të marrin 2 çanta me florinj janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia nisi hetimet pasi pronari bëri denoncimin. Në një hark kohor të shkurtër blutë arritën të gjejnë në pyllin e Marinzës në zonën mes Kuçovës dhe Belshit automjetin e djegur, me të cilët autorët u larguan nga vendngjarja. Në tentativë për të zhdukur gjurmët ato i kishin vënë flakën automjetit, por policia ka rënë menjëherë në gjurmët e tyre. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe dy prej autorëve të grabitjes, por emrat e tyre nuk bëhen me dije për arsye hetimore. 

/balkanweb/