Devijimi nga rrjedha e tij dhe dalja nga shtrati e pëëroit të Lapardhasë, që njihet ndryshe edhe si Lapardhica, ka izoluar sot afro 4 mijë banorë, në zonën e Lumasit, në Kuçovë. Prurjet e shumta të këtij përroi kanë çarë argjinaturën e ndërtuar disa muaj më parë dhe e kanë ndarë rrjedhën e tij në dy pjesë, duke e bërë të pamundur daljen e banorëve nga zona e izoluar.

Mediat raportojnë se banorët atje kanë deklaruar se, pavarësisht se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje, askush nuk ka ndërhyrë për ta zgjidhur problemin në mënyrë përfundimatre.

Bashkia e Kuçovës ka nisur disa fadroma dhe po përpiqet të krijojë një argjinaturë provizore, për të mundësuar devijimin në shtratin e tij normal të përroit.