DURRËS, 10 nëntor 2014 – Operacion i vogël grek “Fshesa”, si testim, për të ndihmuar kreun e opozitës, Basha, nënshkruesi i marrëveshjes së shitjes së detit, në demonstratat antiqeveritare, mjet trysnie mbi qeverinë për destabilizimin e vendit.
70 shqiptarë janë penguar të dielën, më 9 nëntor 2014, nga autoritetet greke për të udhëtuar drejt shtetit helen nëpërmjet pikës së kalimit në Kakavijës, ka pranuar drejtoria rajonale kufitare dhe migracionit në Gjirokastër.
Ndonëse shtetasit shqiptarë kanë pasur vlera monetare të mjaftueshme për ditët e qëndrimit në Greqi, atyre nuk u është lejuar kalimi për në Greqi.
Mësohet se nga 26 autobusë të linjave Tiranë-Athinë, pothuajse gjysmës së udhëtarëve u është ndaluar kalimi për në Greqi.
Athina kërkon t’i bëjë presion Tiranës për kufirin detar dhe synon të nxisë opozitën, e drejtuar nga ish-ministri i jashtëm z. Lulzim Basha, që është nënshkrues i marrëveshjes së hedhur poshtë nga Kushtetuesja shqiptare, për të nxitur kështu destabilizimin e Shqipërisë, thonë medie greke on-line.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





