Prezantimi në kongresin meksikan të kufomave të dy gjoja “qënieve jo-njerëzore” të gjetura në Peru, i cili u zhvillua më 15 shtator të kaluar, ngjalli shumë kuriozitet.

Në rrjetet sociale ka edhe nga ata që ironizojnë, si pastiçieri Ben Cullen që vendosi t’i transformojë alienët e supozuar në një tortë jashtëzakonisht realiste. Cullen postoi videon e tij duke prerë tortën, me mbishkrimin “Nuk do ta besoni këtë. Ja si është e vërteta”.

Ideja ishte fituese, video e tij në Instagram arriti 1 milion shikime në 5 ditë.