Peshkopi, 15 gusht 2014 – Kufoma e një personi të seksit femër është gjetur sot në komunën Qendër në Peshkopi.

Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë parë trupin e pajetë të gruas në një pusetë vaditëse dhe kanë sinjalizuar menjëherë policinë, raporton bw.

Me të mbërritur në vendngjarje policia e ka identifikuar kufomën. Bëhet fjalë për shtetasen Afërdita Shulku, 40 vjec, por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj. Policia saktëson se viktima ishte invalide me të meta fizike

Ndërkaq po hetohet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/