Një natë më parë, 24 vjeçarit A.Gj., në Shkëmbin e Kavajës, përpara shtëpisë, i kanë vjedhur automjetin tip Benz.
Në po të njëjtën zonë, hajduti ka piketuar një tjetër automjet, por pronari i makinës, shtetasi A.I, 46 vjeç, nga Tirana, ka rezultuar më fatlum, pasi i është vjedhur vetëm navigatori i Benz-it.
Në të dy rastet policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





