Një studim ka zbuluar se ndaj djathit mund të krijohet e njëjta varësi si drogërat e forta.
Puna kërkimore e një grupi studiuesish ku përfshiheshin dietologë, biologë dhe kimistë është publikuar në gazetën “Public Library of Science One”. Në të është gjetur se djathi përmban një përbërës kimik që gjendet tek drogërat që shkaktojnë varësi të madhe.
Bëhet fjalë për proteinën e njohur si kaseina. Segmente të kësaj proteine njihen si “kasomorfina” dhe pikërisht këto të fundit shkaktojnë tek receptorët e trurit atë që e quajmë varësi.
Për të përforcuar këtë gjetje, shkencëtarët Erica Schulte dhe Cameron Wells u kërkuan 120 personave që të përzgjidhnin ushqimin e tyre të preferuar. Më pas, u pyetën 384 persona të tjerë. Nga këto, shkencëtarët bënë një listë të personave që besonin se kishin varësi nga djathi dhe pasi i pyetën, lista e hartuar prej tyre me “të varurit” nga djathi ishte thuajse 100 përqind e saktë.


Kujdes! Djathi si droga?

Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme

Të fundit

Tiranë/ Vendosi lëndë plasëse jashtë lokalit dhe u largua, shpallet në kërkim autori

Fronëzimi i Imzot Joanit si Kryepeshkop, Begaj: Qofshi një udhëheqës që ndërton ura dhe që përhapni dashuri e paqe

“Njerëzimi po vdes”/ Elon Musk: Kjo është çështja që më mban zgjuar natën

E PLOTË/ Nga paga minimale 500 euro tek integrimi në BE dhe rritja e sigurisë në shkolla! Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”
