Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë, Drejtoria e Përgjithshme Detare apelon mbrëmjen e sotme për Kujdes për ditën e sotme dhe të shtunën!

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s .Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.”, njofton DPD.

Për këtë arsye, kjo drejtori kërkon bashkëpunimin e subjekteve që operojnë në det që të marrin masat e nevojshme.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit” – shkruan DPD.

Kujdes! Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë! Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se…

Posted by Drejtoria e Përgjithshme Detare on Friday, September 25, 2020