30 dhjetor 2013- Një nënë amerikane po i bënte foto djalit të saj 12-vjeçar, i cili së bashku me një shokun e tij po bënte sërf në Manhattan Beach të Kalifornisë, kur dalloi një peshkaqen të bardhë pas tyre. 
“Ishte gjëja më shokuese që më ka ndodhur. Fëmijëve i thashë që ishte delfin pasi ne jetojmë këtu dhe ata e duan shumë detin”, tha për ‘KTLA’ gruaja që preferoi të mbetej anonim.Kohët e fundit, shumë peshkaqenë të bardhë janë parë në këtë zonë. Në fillim të këtij muaji, një banor i zonës kishte marrë kamerën me vete në ujë dhe gjatë xhirimeve arriti të regjistrojë plot tre peshkaqenë.

/top channel /