Në Britaninë e Madhe qytetarët janë paralajmëruar për një skemë vjedhjeje që është përhapur gjerësisht.
Një video tregon sesa thjeshtë mund të biesh viktimë e grabitve të kartave të bankomatit.
Në këtë video tregohet se grabitësit janë dy. Njëri ka rol bashkëpunues, që pasi sheh kodin që përdor klienti hedh diçka në tokë për ta shpërqendruar.
Më pas, tjetri që po bën sikur po tërheq para nga bankomati merr kartën e viktimës dhe lë në bankomat një kartë false.
Më pas, grabitësit që kanë kartën dhe kodin, boshatisin gjithçka nga llogaria e viktimës.
Vetëm vitin e kaluar në Britaninë e Madhe janë vjedhur 32.7 milionë paund përmes makinerive të parave.





