Vera tashmë ka nisur me temperatura të larta të cilat mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore ndaj mjekët sugjerojnë shmangien e orëve të pikut.
Ja disa nga sëmundjet më të zakonshme në stinën e nxehtë:
1. Goditja nga i nxehti• Goditja nga i nxehti ose hipertermia ndodh si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të larta. Simptomat e goditjes nga i nxehti përfshijnë: temperaturë mbi 39ᵒC, lëkurë e kuqe e thatë, të përzjera, alternime të koshiencës, të dridhura të forta të trupit, dhimbje koke.
2. Helmimi nga ushqimi• Helmimi nga ushqimi ndodh nga konsumimi i ushqimit ose ujit të kontaminuar. Moti i ngrohtë dhe i lagësht ofron një mjedis pjellor për rritjen e baktereve të cilat pas hyrjes në trupin e njeriut shkaktojnë dhimbje stomaku, të përziera, diarre ose të vjella.
3. Dehidratim• Një nga problemet më të shpeshta në verë për shkak të djersitjes së shtuar. Kujdes, humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet për funksionimin normal të trupit.
4. Lija e dhenve• Një nga sëmundjet më të shpeshta të verës. Simptomat e zakonshme përfshijnë flluska, kruajtje të lëkurës, skuqje, temperaturë të lartë, humbje të oreksit dhe dhimbje koke.
5. Tifoja• Transmetohet nga uji përmes rrugëve orofekale. Simptomat më të zakonshme përfshijnë temperaturë të lartë, lodhje, dobësi, dhimbje barku, dhimbje koke dhe humbje oreksi.
6. Djegia nga dielli• Shkaktohen nga rrezet ultraviolet (UV) të diellit që dëmtojnë qelizat e lëkurës. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit të dëmshëm UV mund të çojë në skuqje të dhimbshme në lëkurë.
7. Skuqje nga nxehtësia• Ka ngjyrë të kuqe ose rozë që shfaqet në zonat e trupit që janë të mbuluara me veshje dhe është më e zakonshme tek fëmijët. Ndodh kur kanalet e djersës bllokohen dhe fryhen, dhe shfaqet si pika ose puçrra të vogla në lëkurë. Shpesh shkakton siklet dhe kruajtje.