Ngrënia e më shumë ushqimeve të përpunuara dhe më pak drithëra integrale po kontribuon në raste të reja të diabetit të tipit 2 në mbarë botën, sipas një studimi të ri.

Një tjetër faktor kryesor në bumin e diabetit është konsumimi i shpeshtë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si proshuta, salsiçet dhe sallami.

Sipas një studimi të botuar në Nature Medicine, këta tre faktorë; ngrënia e shumë drithërave të plota, shumë drithëra të përpunuara dhe shumë mis,  ishin kontribuuesit kryesorë në më shumë se 14 milionë raste të reja të diabetit të tipit 2 në 2018.

Në të vërtetë, vlerësohet se shtatë nga dhjetë raste të diabetit të tipit 2 në mbarë botën në vitin 2018 ishin të lidhura me zgjedhje të dobëta dietike.