Autoritetet në Vlorë kanë shpallur në kërkim një 45-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se Birçe L, dyshohet se mashtronte qytetarët duke u premtuar se do t’i ndihmonte në procesin e disa proceduarave për marrjen e certifikatave të pronësisë.

45-vjeçari e bënte këtë në këmbim të marrjes së një shume vlerash monetare.

Policia thotë se po punon për kapjen dhe ndalimin e tij.