Janë të shumta rastet kur tregtarë të papërgjegjshëm marrin në qafë konsumatorët shqiptarë duke iu shitur sapunin për djathë. Rasti më i freskët ka ndodhur dje në qytetin e Durrësit, ku një qytetar i skandalizuar ka arritur të filmojë një skenë mjaft irrituese.
Një tregtar ambulant që shiste peshq në një karrocë, ishte duke mbledhur një sasi të konsiderueshme peshqish që i kishin rënë në tokë, në mes të pluhurit dhe baltës. Dhe këto peshq ai i hodhi përsëri në karrocë për t’ua shitur si pa të keq klientëve.
Këto janë pra ushqimet që konsumojmë çdo ditë, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me sa duket fle gjumë. /JOQ
(Për të parë videon e publikuar nga JOQ, klikoni këtu)





