Gjatë mbrëmjes së kaluar dy automjete tip “Benz” dhe “BMW” janë vjedhur në zonën e plazhit, ndërsa pronarët e tyre i kishin parkuar pranë shtëpive.
Policia bën të ditur se pronarët respektivë, shtetasit B.S. 32 vjeç dhe A.S. 26 vjeç, banorë në lagjen nr.13 të Durrësit kanë denoncuar vjedhjet në polici.
Efektivët kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin hajdut, apo dy autorë të ndryshëm të vjedhjes së automjeteve.





