Singapor, 13 maj 2014 – Një mysafir i padëshiruar del nga uji. Një shtëpiake nga Singapori është kafshuar nga gjarpri, ndërsa ishte në banjo. Mësohet se pitoni i gjatë 2 metra kishte depërtuar në WC nëpërmjet tubacioneve.

34 vjeçarja, Noraslinda Asat, që jeton në katin e parë, ka dëgjuar më parë një zhurmë dhe pastaj ka ndjerë një dhimbje të fortë në kofshë.

Megjithëse ishte kafshuar, gruaja kurajoze e ka kapur gjarprin dhe e ka nxjerrë jashtë.  

Më pas me vrap ka shkuar në spital, ku mjekët i kanë injektuar një antihelm për të mposhtur helmin e gjarprit.

Megjithëse e kaloi pa probleme këtë eksperiencë të hidhur, gruaja tashmë ka fobi nga banjoja e saj dhe preferon më mirë të përdorë banjot publike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/